Radiotelevizioni i Kosovës vjen me edicion special në prag të nisjes së Festivalit të Dytë të Këngës.

Nga e hëna (21 tetor) e deri të premten (25 tetor), transmetuesi publik ka përgatitur maratonë dinamike televizive “RTK Fest”, nga ora 17:20 deri më 19:00.

Përgjatë këtij transmetimi, konkurrentët do të rrëfejnë për eksperiencën që kanë përjetuar gjatë përgatitjes së edicionit të dytë. Publiku do të ketë rastin që t’i njoh 16 artistët garues në dimensione të ndryshme.

Nuk do të mungojnë rrëfimet ekskluzive e intervistat interesante për prapaskenat e ngjarjes.