
Vizualiteti i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK është gati. Skenografia sërish është punuar nga duart e Shqipe Kamberit e Rudina Xhaferri.
Të dyja kanë premtuar shumëngjyrshmi të skenës. Nuk kanë dhënë shumë detaje, por kanë thënë që është “diçka që noton”.
“E kemi një lloj kureshtje sepse kemi përdorur materiale të cilat s’i kemi përdorur, nuk do t’i zbulojmë. Ato sa janë të rrezikshme për transmetim në kuptimin e fotografisë, aq janë edhe sfiduese por janë esktremisht të bukura. Do të del diçka e bukur, që noton”, ka thënë Shqipe Kamberi për “Metropol” të Radio Kosovës.
Kamberi ka thënë se hapësira performuese është më e madhe sesa edicioni i parë.
“Për dallim nga skenografia dje dhe sivjet, është se unë edhe Shqipja është dashur të punojmë me konstruksionin e njëjtë bazë, për shkak të buxhetit dhe rrethanave. Vjet kanë qenë 3 elemente brenda skenës, sivjet janë po të njëjtat por që kemi arritur t’i transformojmë”, ka thënë Xhaferri në anën tjetër.