
Organizatorët e Festivalit të Këngës në RTK kanë bërë të ditur se tashmë janë rezervuar të gjitha biletat për të tri netët e edicionit të dytë të festës muzikore.
Edhe sivjet interesimi për të qenë pjesë e tri netëve të festivalit ka qenë shumë i madh dhe tashmë, pak orë para nisjes së këtij eventi, të gjitha biletat janë rezervuar dhe pritet që salla ku do të mbahen tri netët e festivalit të jetë përplot spektakël dhe ovacione nga të pranishmit.
“Fest 2” nis rrugëtimin sonte në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1, Radio Kosovë dhe në platformat online të televizionit publik.
Në edicionin e sivjetmë paraqiten 16 artistë, të cilët do të garojnë për tri çmimet e para të këtij festivali.