Këngëtari i njohur, Ylli Limani, ka bërë një paraqitje të paharrueshme në Festivalin e Këngës, duke u shfaqur si mysafir special në edicionin e tij të dytë. Ai solli një energji të freskët dhe emocionuese me interpretimin e këngës “Ty”, e cila u prit me entuziazëm nga publiku.

Me një performancë karizmatike dhe vokal të fuqishëm, Ylli edhe këtë herë arriti të krijojë një lidhje të veçantë me fansat e tij. Skena ishte e mbushur me drita e ngjyra, teksa atmosfera festive u rrit edhe më shumë falë prezencës së tij.