Pas hapjes madhështore me “Këngë Moj” të Musa Piperkut, nata e parë e Festivalit të Këngës vazhdoi me konkurruesen e parë, Teutë Halili me këngën “Amin”, një performancë që transmeton mesazhin e fuqizimit të gruas dhe vetëdijes për vetëdashuri dhe guxim.

Orkestrën e dirigjoi Alfred Kaçinari, derisa kënga është e kompozuar dhe ka tekst nga Diell Gashi. Interpretimi i Teutës mbushi skenën me energji dhe emocione, duke tërhequr duartrokitje të gjata nga publiku.

Më pas në skenë u shfaq konkurruesi i dytë, Almir Kraba me këngën “Nuk ka si ti”, me ritëm të fortë dhe influencë hip-hop, ku orkestrën e dirigjoi Lindita Isufi.