
Kënga e tetë konkurruese ishte “Rreze zjarr”, një rock super-energjik nga Arsi Bako, që erdhi nga Tirana në Prishtinë për ta madhështuar festivalin. Me tekst dhe muzikë të Gjergj Kaçinarit dhe orkestrim nën drejtimin e Alfred Kaçinarit, performanca e Arsi Bakos solli një energji të jashtëzakonshme në skenë.
Më pas, skena u mbush me një interpretim të ndjerë nga Laorjan Ejlli me këngën “Një natë shkruajta për ty”. Një jazz-baladë me tekst nga Evis Mula dhe muzikë nga Osman Mula, të dirigjuar nga Lindita Isufi, performanca e Laorjanit solli një frymë intime e melodike, duke treguar edhe një herë diversitetin e stilit muzikor që po ofron ky edicion i festivalit.
Tri performancat e radhës u përmbyllën nga Vjosa Shehu me këngën “Alo”, një interpretim i fuqishëm dhe me mesazh për fuqizimin e gruas. Teksti dhe muzika nga Valon Gashi, dhe orkestrimi nën drejtimin e Lindita Isufit, sollën emocion dhe përqendrim në mesazhin e këngës. Vjosa, e rritur në Belgjikë dhe aktualisht e pranishme në Kosovë, solli një performancë të përkushtuar dhe me koreografi, duke i dhënë ngjyra shtesë kësaj mbrëmje