Një nga momentet më të veçanta të natës së dytë në Festivalin e Këngës në RTK ishte dalja në skenë e artistit të madh shqiptar, Elton Deda.

Me karizmën dhe përvojën e tij të jashtëzakonshme, ai solli në skenë jo vetëm muzikë, por edhe reflektim mbi rëndësinë e këtij festivali për kulturën shqiptare.

“Prishtinën e kam si shtëpinë time. Kam ndejtur goxha në këtë qytet. Nuk është se mendoj që kam një emocion të veçantë, sepse gjithmonë është emocion i veçantë. Por ajo që po ndodh, pra që po këndoj në këtë festival të ri, është gjëja më e bukur. Ky është një fëmijë që duhet të rritet shëndetshëm dhe duhet rritur me muzikë të mirë. Të gjithë ne si muzikantë dhe si artistë duhet të bëjmë çfarë është e mundur që ky festival të shkojë sa më gjatë dhe të prodhojë muzikë sa më të mirë”, tha Elton Deda, para se te performonte me plotë elegancë këngën “Nuk kërkoj tjeter njeri”.