
Pas dorëheqjes së Rilind Gërvallës nga detyra e drejtorit të Edicionit të IV-të të Festivalit të Këngës në RTK – “Akordet e Kosovës”, më 25 korrik 2026, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka vendosur që drejtimin e këtij edicioni ta vazhdojë Arta Avdiu.
Me votim unanim, Bordi i RTK-së ka emëruar Arta Avdiun në pozitën e Drejtoreshës së Edicionit të IV-të të Festivalit të Këngës.
Në kuadër të ndryshimeve në strukturën drejtuese, ekipi i këtij edicioni përbëhet nga:
Arta Avdiu – Drejtoreshë e Festivalit
Florent Boshnjaku – Drejtor Artistik
Genc Salihu – Skenarist
Rita Begolli – Koordinatore e ekipit
Selvete Krasniqi – Producentе Ekzekutive
Ekipi do të vazhdojë punën për përgatitjen dhe realizimin e festivalit, duke koordinuar proceset artistike, produksionale dhe organizative deri në mbajtjen e tij.
Ndërkohë, konkursi për aplikim në festival tashmë është mbyllur. Edicioni i IV-të do të mbahet më 30 dhe 31 tetor 2026, ndërsa më 1 nëntor 2026 do të zhvillohet Festivali i Fëmijëve.