Rikthimin e “Akordeve të Kosovës” për fëmijë e kanë përshëndetur edhe Afrim Macula dhe Naser Dula, të cilët kanë vlerësuar mundësinë që festivali u ofron talenteve të reja.

Macula ka thënë se Kosova kishte nevojë për një ngjarje të tillë, duke theksuar se vendi ka shumë fëmijë të talentuar që meritojnë hapësirë për t’u prezantuar.

Ai ka vlerësuar gjithashtu punën e bërë për rikthimin e festivalit, duke përmendur angazhimin e Florent Boshnjakut.

“Është kënaqësi e madhe që po rikthehen ‘Akordet’. Kemi shumë talente. Është mirë që puna e palodhshme e Florentit e ka treguar që dimë me mbajt, mundemi me mbajt festivale të tilla edhe kemi talente të reja”, ka thënë Macula.

Edhe këngëtari Naser Dula ka shprehur vlerësimin e tij për organizimin dhe konceptin e festivalit, duke theksuar rëndësinë e një programi të tillë për fëmijët.

“Sot vërtet është një madhështi që të shohësh një program për fëmijë, një koncept i cili i dedikohet ‘Akordeve të Kosovës’ për fëmijë. Andaj RTK-së i lumtë për një organizim të mrekullueshëm”, ka deklaruar Dula.