Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj nga tapeti i kuq i mbrëmjes finale të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, ka thënë se nëpërmjet kësaj ngjarje po i ofrohet publikut të Kosovës vlerë dhe se ky ritëm do të vazhdojë.

“Puna ka nisur nga maji i vitit të kaluar, tash kur po e shohim duke u realizuar po e shohim që po bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Fakti që kemi Adi Krastën nuk është se kemi pasur dilema që do të dalim keq. Por tashmë publikut po i ofrojmë vlera të papara në historinë e Kosovës. Le të vazhdojmë ta mbajmë këtë ritëm”, ka thënë Ahmetxhekaj.