page-header

Berisha: Skenës kulturore po i shtohet një mundësi e re

Nënkryetarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha, ka thënë se nëpërmjet Festivalit të Këngës në RTK, skenës kulturore po i shtohet një mundësi më shumë dimensione.

“Unë sot isha në prova gjenerale por emocionet janë të mëdha sepse unë e di vëllimin e punës që është bërë. E kam parasysh që skenës kulturore po i shtohet një mundësi e madhe në shumë dimensione. Është platformë për krijuesit e rinj cilësor, e cila e mundëson garën mes artistëve me cilësi e të cilët mund të shkojnë edhe në gara të tjera siç është ‘Eurovision”, ka thënë Berisha.