Nata e parë e Festivalit të Këngës vazhdoi me performancën e garuesve dhe me një larmi të veçantë zhanresh dhe emocione të ndryshme.

Elmedinë Ramushi me këngën “A po m’sheh” ishte kënga e tretë në konkurim, një performancë që solli një atmosferë të ngrohtë dhe melodike në skenë.

Edhe kënga e katërt solli emocion, një pop-baladë e performuar nga Semi Tafaj. Kënga me titull “Vazhdoj” ishte me tekst nga Algert Sala dhe muzikë nga Kejdi Musta, ndërsa orkestrën e dirigjoi Memli Kelmendi.

Ndërkaq, në skenë u ngjit edhe fituesi i edicionit të kaluar Endrit Krasniqi, i cili edhe një herë solli këngën e tij triumfuese
“Flas me gjethen”.