
Këngë me larmi zhanresh dhe emocione të veçanta po vazhdon të sjellë nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK. E me një performancë të jashtëzakonshme jashtë konkurrimit u paraqitën Aurela Murtezaj, Elona Sadiku, Andrra Rexhepi dhe anëtarja e jurisë Eneda Tarifa, duke sjellë një kolazh të muzikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të zhanrit Doo Wop nga vitet e ‘60-ta, si dhuratë nga miku i madh i Kosovës, Benito Mares.