Kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi ka treguar për sfidat në të cilat ka kaluar organizimi i Festivalit të Këngës në aspektin e ndryshimeve të hapësirës.

“Kemi pastruar pallatin, i kemi hequr 120 kamionë me mbeturina nga salla. Gjithashtu për tri ditë radhazi e kemi pastruar. Sot jemi ku jemi në një skenë madhështore. Do ta falënderoj përzemërsisht të gjithë punëtorëve të pallatit që iu përvishën punës dhe janë këtu edhe sot”, ka thënë ajo.