
Pas pjesës së nderimit të kompozitorit të njohur Reshat Randobrava, nata e dytë e Festivalit të Këngës vazhdoi me një kombinim të larmishëm të zhanreve muzikore.
Almir Kraba me këngën “Nuk ka si ti”, ishte një ndërrim për 180° nga tradita e muzikës zbavitëse, drejt hip-hop-it bashkëkohor, një nga zhanret më të popullarizuara globalisht. Me tekstin dhe muzikën e tij, Almir solli një baladë dashurie të rrëfyer me humor dhe sinqeritet, që tregon situatën e një çifti të ndarë dhe një koncerti të dashur për njëri-tjetrin.
Egzon Pireci, me baladën “Kënga jonë” dhe mesazh të fuqishëm se edhe në vetmi, dashuria mbetet fryma që na mban gjallë.
Kënga e dhjetë e natës së sotme “Pres” nga Zerxhina Kastrati shënoi një udhëtim historik dhe emocional nga vitet e ’80-’90-ta në Kosovë. Me tekstin e Jetmir Mehmedajt dhe muzikën e Memli Kelmendit, Zergjina rikujtoi përpjekjet e artistëve të asaj kohe për të mbajtur gjallë kulturën dhe muzikën ‘live’ edhe në kushte të vështira, duke sjellë një mesazh mbijetese dhe rezistence artistike.
BB Poqi, Muhamet Veseli dhe Shkëlzen Veseli mysafirë specialë të festivalit sollën një performancë që ktheu publikun prapa në kohë, duke rikrijuar atmosferën e lokaleve ku rock’n’rolli kosovar mbante gjallë skenën muzikore gjatë viteve të vështira të okupimit.
Pas tyre në skenë u ngjit konkurrenti i radhës, Xuxi, me këngën “Identitet” i cili solli një këngë epike me tone poetike, dedikuar gjuhës dhe rëndësisë së saj kulturore.