
Në këtë intervistë speciale, Adi Krasta, drejtor i Festivalit të Këngës në RTK, flet për rëndësinë e festivalit, i cili organizohet për herë të parë në Kosovë.
Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.
Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.
Sponsor gjeneral i Festivalit të Këngës është Auto Sherreti.