Konkurrentët kanë përfunduar paraqitjen në skenë në natën e dytë të Festivalit të Këngës dhe atmosfera bëhet gjithnjë më emocionuese, pasi presim të shohim se cilat këngë do të kalojnë në finale.

Performancat e fundit të kësaj mbrëmje sollën emocion dhe zëra të fuqishëm. Fillimisht në skenë u paraqitën Nita Latifi & Algert Sala me këngën “Pija”. Një këngë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila kombinon përvojën e dy artistëve. Teutë Halili me këngën “Amin” edhe një herë ishte eksplozive, me ritëm dhe emocione të forta. Derisa  Semi Tafaj me këngën “Vazhdoj” përmbylli paraqitjen e konkurruesve, një dedikim ky i veçantë nga kompozitori për një person të shquar.