
Radio Televizioni i Kosovës, ka angazhuar një ekip të madh për të sjellë tek publiku një nga projektet më të mëdha, Festivalin e Këngës të RTK-së. Është punuar me përkushtim nga profesionistë të fushës, vetëm e vetëm që ky festival që do të nisë nesër mbrëma të sjellë te shikuesi vlera të kulturës.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, janë drejt përfundimit edhe provat e fundit në prag të Festivalit të Këngës së RTK-së.
Adi Krasta, drejtor i Festivalit të RTK-së, tha se shpreson që nesër të shkojë sa më mirë festivali. Ai tha se janë duke punuar shumë si në orkestër, po ashtu edhe në aspektin teknik.
Ai ka kërkuar që publiku të vijë më herët për shkak të organizimit. “Në ora 21:00 fillon sigla e hapjes, do të ketë të ftuar, është një shfaqje solide”, tha ai për RTK.