Sopranoja Adelina Paloja nga tapeti i kuq i mbrëmjes së dytë të Festivalit të Këngës ka çmuar organizimin e RTK-së.

“Kjo është një pritje e kamotshme dhe moment kyç e tejet i rëndësishëm për të gjitha qarqet kulturore në vend e më gjerë. Jam shumë entuziaste”, ka thënë ajo.

Paloja është sonte e ftuar në programin “Post Festival”, ku bashkë me panelistët e tjerë do ta komentojnë mbrëmjen e dytë të Festivalit të Këngës në RTK.