Kryesuesja e Bordit të Pallatit të Rinisë, Ariana Pireva, nga tapeti i kuq ka thënë se Pallati i Rinisë nëpërmjet Festivalit të Këngës ka fituar pamje e frymë tjetër.

“Për tri netë radhazi me artiste të zhanreve të ndryshme do t’i japim një pamje e frymë tjetër Pallatit të Rinisë. Falënderoj Komunën e Prishtinës që ka gjetur gatishmërinë që sallën e madhe të Pallatit të Rinisë ta kthejë në një sallë magjepsëse për artin dhe kulturën”, ka thënë Pireva.