Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Festivali i Këngës ka qenë shkaktar i ringjalljes së Pallatit të Rinisë.

“Është një ndjenjë fantastike me ringjall Pallatin e Rinisë, pas zjarrit ka qenë një fatalitet për ikonën tonë të kryeqytetit, por është ngritur si feniks dhe madhështi për gjithë Kosovën. Me Festivalin e Këngës tashmë muzikantët e gjithë Kosovës kanë mundësi të bëhen pjesë e ‘Eurovisionit’ bashkë me të gjitha shtetet tjera evropiane”, ka thënë Rama.