
U.D. kryeredaktori i RTK-së, Xhevdet Sfarça, nga tapeti i kuq i Festivalit të Këngës ka thënë se këtë projekt madhështor mund ta realizojë vetëm RTK.
“Kjo është diçka që e kemi dashur më herët, i erdh momenti Kosovës. Radiotelevizioni i Kosovës duhet të jetë prijës medial në Kosovë, është i vetmi që mund të kapërdijë një projekt kaq të madh. Po besoj që nata e dytë do të jetë edhe më e mirë”, ka thënë Sfarça.