Sot shënohet “Dita kombëtare e vetëdijesimit për biblioteka”

Sot shënohet “Dita kombëtare e vetëdijesimit për biblioteka”

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të shënojnë “Ditën kombëtare të vetëdijesimit për biblioteka”.

Tefik Mehmeti, zv.drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tha se në vitet e fundit ka pasur investime në këtë bibliotekë.

“Presim të kemi mbështetje që të kemi më shumë zhvillim të kësaj biblioteke”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka folur për vizitat që i bëjnë lexuesit Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. “Jemi të kënaqur me vizitat nga lexuesit, e veçanërisht nga studentët”, tha ai. Sipas tij viti 2017 ka qenë i suksesshëm. “Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Át Zef Pllumit (2007-2017). Biblioteka Kombëtare e Kosovës & Provinca Françeskane Shqiptare organizojnë ekspozitë me dorëshkrime dhe sende personale të Át Zef Pllumit, Át Shtjefën Gjeçovit, Át Gjergj Fishtës”, theksoi ai,

Kurse Rudina Tahiraj, zyrtare për media në BKK, tha se për nder të kësaj dite do të organizohen aktivitet të ndryshme në Kosovë.

 

Autor: RTKlive