Keni stres? Hani këto ushqime

Keni stres? Hani këto ushqime

Ndonjëherë që ta luftoni stresin, duhet thjesht të zgjidhni ushqimet e duhura.

Nëse jeni të lodhur, ju duket sikur gjithçka po ju shkon mbrapsht dhe humbni kontrollin mbi gjithçka, thjesht merrni frymë thellë dhe zgjidhni njërën nga ushqimet e mëposhtme.

Portokajt

Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’iu ndihmojë që t’i mbijetoni një dite stresuese në punë, një interviste pune ose thjesht një dite të ngarkuar.

Vitamina C ul tensionin e gjakut dhe çon në kthim më të shpejtë në nivelin normal të hormoneve të presionit.

Prandaj, nëse ju pret një ditë e gjatë dhe plot punë, konsumoni lëng të freskët portokalli në mëngjes ose thjesht konsumojeni këtë frut.

Bananet

Stresi përshpejton metabolizmin duke shkaktuar përfundimin e rezervave të kaliumit, që është një burim kyç i energjisë.

Mbani bananet që janë të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.

Karrotat

Duke qenë nën stres, shpesh herë nofulla shtrëngohet. Prandaj një ide e mirë është që të grimconi ndonjë ushqim, që do t’ju ndihmojë të liroheni nga tensioni i muskujve.

Mundësia më e shëndetshme e të gjitha ushqimeve është karrota e freskët.

Bajamet

Përveç se kanë plot vitaminë E që ndihmon për stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminën B që mund të ndihmojë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.

Spinaqi

Kjo perime përmban magnez, i cili ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.