Gjermania do testojë taksitë fluturuese në Ingolstadt të Bavarisë

Gjermania do testojë taksitë fluturuese në Ingolstadt të Bavarisë

Taksitë fluturuese janë vendosur të fluturojnë mbi Ingolstadt, në Gjermani, si pjesë e një projekti të mbështetur nga qeveria gjermane, Audi dhe Airbus. Hamburgu, gjithashtu po punon për përfshirjen e dronëve si një mënyrë transporti.

Makinat fluturuese kanë qenë elementi kryesor shkencor për shumë dekada, por tani, Gjermania është duke punuar në realizimin e idesë me ndihmën e makinës Audi dhe prodhuesit të avionit Airbus, raporton Deutshce Welle.

Qendra bavareze e teknologjisë, Ingolstadt, e cila është shtëpia e Audi-së, do të shërbejë si një terren testimi.

Përfaqësuesit e dy kompanive, së bashku me ministrin e transportit të Gjermanisë, Andreas Scheuer, komisioneren e qeverisë për dixhitalizim, Dorothee Bär dhe kryebashkiakun i Ingolstadt-it, Christian Lösel, nënshkruan deklaratën për qëlliminin e zhvillimit të taksive fluturuese, në qytetin bavarez.

Universitetet e qytetit, qendrat kërkimore dhe spitalet kanë premtuar që do të marrin pjesë në këtë projekt, transmeton RTKlive.