Brexit-i i parë i Britanisë, në vitin 288, ishte jetëshkurtër

Brexit-i i parë i Britanisë, në vitin 288, ishte jetëshkurtër

Një oficer romak nga Holanda e sotme, Karausius, mori urdhër të komandonte një flotë që do të hiqte qafe plaçkitësit e Kanalit të Saksonit. Por pasi u akuzua se kishte bashkëpunuar me piratët, Roma i dha dënim me vdekje. Si përgjigje, në vitin 288 ai mori nën kontroll provincën romake të Britanisë, bashkë një pjesë të Francës, në zonën e Bulonjës.

“Paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”, kjo është motoja e monedhës së re 50 qindarkëshe që do të emetojë Thesari i Britanisë për të shënuar daljen nga BE-ja, transmeton TCH.

Të jep ndjesinë e dëshpërimit në këndin ë lojërave, atë të një fëmije që pasi ka zemëruar 27 miqtë, kthehet te oborri i shkollës e kërkon dike me të cilin të luajë.

Nuk është hera e parë që marrëdhënia e Britanisë me Europën shënohet në monedha. Në vitin 1973 u emetuan monedha po 50 qindarkëshe për të përkujtuar bashkimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkësinë Ekonomike Europiane, dhe sërish në vitin 1998 për të shënuar presidencën e tyre në BE. Ndërsa krahasimi më i afërt me monedhën e Brexit-it është në shekullin e tretë, Brexit-i i parë dramatik, ndarja e Britanisë nga perandoria romake, me Karausiusin.

Një oficer romak nga Holanda e sotme, Karausius, mori urdhër të komandonte një flotë që do të hiqte qafe plaçkitësit e Kanalit të Saksonit. Por pasi u akuzua se kishte bashkëpunuar me piratët, Roma i dha dënim me vdekje. Si përgjigje, në vitin 288 ai mori nën kontroll provincën romake të Britanisë, bashkë një pjesë të Francës, në zonën e Bulonjës.

Është e vështirë të kuptohet me saktësi se çfarë ka ndodhur në atë kohë, pasi pak gjëra janë mbajtur shënim në histori (një fakt që më shumë e ka ndihmuar shkrimtaren Rozmari Sutklif për tregimin fantastik në librin për fëmijë “Dega e Argjendtë”), por një shpjegim mund të shihet te monedhat që emetoi  Karasiusi, në të cilat vetë-shpallej si “ai që riktheu Britaninë”, ose “Shpirti i Britanisë”. Në të tjera shkruhej “Eja, i shumëpritur”. Një përshtatje e shprehjes së Virgjilit. Një tjetër kishte një imazh të Romulusit dhe Remusit, teksa pinin gji nga ujkonja, imazhi i origjinës së Romës. Në të shkruhej: “Rimëkëmbësi i romakëve”, bashkë me inicialet enigmatike RSR. Karasius po premtonte se do të futeshin në një epokë të re, më të mirë e më të fortë.

Megjithatë, monedha më intriguese ishte një medaljon i artë, kopja e vetme e të cilës ndodhet sot në muzeun Britanik. Unë pata fatin ta shoh e ta mbaj në dorë kur po bëja kërkime për librin tim mbi Britaninë romake, “Nën Qiellin Tjetër”. Monedha u soll në muze nga një djalë i vogël, në vitet 1930. Ajo tregon Karasiusin të veshur si këshilltar romak (lajm i rremë, meqë ra fjala, sepse ai s’ka qenë kurrë këshilltar në Romë). Në anën tjetër tregon fitoren e Karasius Augustit. Ka të gdhendura edhe inicialet INPCDA.

Askush nuk e ka pasur idenë se ç’do të thoshin RSR dhe INPCDA. Por në vitin 1997, shkrimtari “Guy de la Bedoyere”, teksa lante fëmijët, u kujtua papritur që mund të kishte të bënte me Virgjilin. Ai hyri te Fjalori i Oksfordit për Citimet dhe gjeti shkronjat RSR për “Redeunt Saturnia Regna”, që përkthehet “Vjen Epoka e Artë”. INPCDA për “Iam Nova Progenies Caelo Demittitur Alto”, që përkthehet “një stërnip i ri u dërgua nga Qielli”. Të dyja nga vargjet e “Ekglogës së Katërt” të Virgjilit, një poemë që parashikonte nisjen e një epoke të lavdishme.

Monedhat për Brexit-in e Karasiusit mund të shihen si shpallja e mbretërimit të tij në Britani, një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet veprimeve.  Dhe rastësisht, derisa monedha britanike për 1 sterlinë u zëvendësua nga një formë 10-këndore vjet, kishte po ashtu një citim nga Virgjili, “decus et tutamen”, që do të thotë “mburojë e mbrojtje”, nga Eneida.

Mbështetësi më i madh i Brexit, Boris Johnson, me siguri që do të donte ta shihte veten në monedhë, i veshur me togën e këshilltarit dhe i rrethuar me citime të Virgjilit, si personi që solli epokën e artë. Por pjesa tjetër e historisë mund të mos e tërheqë dhe aq.

Në vitin 293, Karasiusi u vra nga një figurë enigmatike, e quajtur Alektus, i cili mori kontrollin e Britanisë. Në vitin 296, gjenerali Konstantinus Klorus erdhi me ushtrinë e tij dhe e ktheu provincën sërish nën kontrollin e perandorisë romake. Ai ishte babai i Konstandinit të Madh, që u shpall perandor një vit më pas.

Brexit-i i parë i Britanisë ka qenë jetëshkurtër dhe aspak vendim i mirë, çfarëdo të thonë monedhat./The Guardian