Fotografitë e trishta të vogëlusheve shqiptare të 1920-ës

Fotografitë e trishta të vogëlusheve shqiptare të 1920-ës

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion të rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Kjo fotografi është realizuar në vitin 1920. Spikat në fytyrat e tyre kureshtja dhe trishtimi i rrugës së gjatë.

Një tjetër fotografi tregon gëzimin e një vogëlusheje në krahët e të atit. Revista prestigjioze “TEMPO” hapet me këtë foto duke treguar më shumë për Shqipërinë, e vitit 1940-të./gazeta-Shqip/