Debuton Seria e shtatë e BMW-së me motor V8 të ri

Debuton Seria e shtatë e BMW-së me motor V8 të ri

Pas shumë fotove që rrodhën në internet, BMW më në fund prezantoi Serinë 7 të ridizajnuar.

“Shtatëshja” ka pësuar ndryshime të mëdha të stilit dhe disa përmirësime të rëndësishme teknologjike, dhe BMW prezantoi atë nëpërmjet modelit M760Li xDriver për të qenë në krye të ofertës.

Para së gjithash, një maskë masive frontale dominohet nga një “veshkë” më e madhe 40% që lë një përshtypje më të fortë vizuale. Mbi maskën, ka një ndryshim në dizajn, ndërsa krahët u bënë “muskulor”.

Megjithatë, BMW ka paraqitur gjithashtu një version të rishikuar të V8 me 4.4 litra me 530 kuaj fuqi dhe 750 Nm, që është për 80 kuaj fuqi më shumë se më parë. Në 750i xDrive të ri, V8 i ri lejon përshpejtimin nga 0 deri 100 km/h në vetëm 3.9 sekonda.

Seria e re 7 do të ofrohet gjithashtu me një teknologji hibride që kombinon 280 kuaj fuqi me gjashtë cilindra me një motor elektrik me 115 kuaj fuqi.

Në sistem të kombinuar, ata zhvillojnë 395 kuaj fuqi, të cilat përshpejtojnë nga zero deri 100 km për 4.9 sekonda, ndërsa BMW nuk ka njoftuar akoma se sa do të jetë e disponueshme autonomia për baterinë litium-jon me fuqi elektrike.

Seria e re 7 do të jetë në dispozicion në dyqanet e shitjeve në prill dhe do të jetë në dispozicion në pesë specifikime të ndryshme, katër prej të cilave janë me motor në të katër  boshtet dhe njëra me boshtet e fundit. Çmimi fillestar do të dihet kur vetura do të dalë në shitje.