Popai mbush 70 vjet që nga krijimi i tij

Popai mbush 70 vjet që nga krijimi i tij

“Popai dhe Olivia” është një prej filmave të animuar më të pëlqyer të të gjitha kohërave.

Ai është krijuar më 17 janar të vitit 1929, dhe pikërisht sot mbush 70 vjet që nga koha kur shkrimtari amerikan i romaneve vizatimore, Elzie Crisler Segar, e shkroi skenarin e tij.

“Popai” si personazh njihet si “krahu i hekurt”, djaloshi me trup muskuloz i cili e merrte superfuqinë nga ngrënia e spinaqit.

Ai ishte një gjendje të bënte çdo gjë për të luftuar për të dashurën e tij, Olivia, e cila ngacmohej edhe nga meshkujt e tjerë.

Ky film vizatimor u vizualizuar nga Dave dhe Max Fleischer, duke u bërë një nga filmat më të preferuar të fëmijëve shekullin e kaluar.

“Popai” ishte personazh shumë ekologjik dhe i shëndetshëm, teksa kultivonte spinaq në kulmin e shtëpisë së tij, duke ngritur në njëlloj forme edhe vetëdijësimin për ushqyerje më të shëndetshme.

Me 70 vite që nga koha e krijimit të tij, “Popai dhe Olivia” vazhdon të mbetet një prej serive më të veçanta për fëmijët.