BMW-ja që do t’iu kthejë në kohë, gjendej rrugëve të Kosovës

BMW-ja që do t’iu kthejë në kohë, gjendej rrugëve të Kosovës

Prodhimi i makinave nga kompania "BMW" është më se dinamik, me qindra e mijëra sosh të prodhuara çdo vit.

Si një kompani globale, Grupi BMW operon me 31 fabrika të prodhimit dhe montimit në 14 vende, si dhe ka një rrjet global shitjesh në më shumë se 140 vende.

Në vitin 2017, Grupi BMW shiti 2.463.500 automjete dhe më shumë se 164.000 motoçikleta në mbarë botën, transmeton lajmi.net.

E në mesin e makinave të prodhuara më herët, përkatësisht përgjatë vitit 1994-2001, hyn edhe seria e 7 e BMW me modelin 750iL.

Për sa i përket specifikave të makinës, mund të thuhet se një transmision automatik prej 5 shpejtësish ishte në dispozicion për të gjitha modelet e këtij lloji të makinave.

E një makinë e tillë gjendej edhe rrugëve të Kosovës, megjithëse nuk mund të thuhet se aktualisht ka numër të madh të tyre.

Sido që të jetë, E38-shi i përket gjeneratës së tretë, ndërsa BMW që nga atëherë ka arritur të vazhdojë deri në gjeneratën e gjashtë, nga e cila ende ka makina në prodhim e sipër.