Ureya fillon zyrtarisht detyrën si ambasadori i parë i Kosovës në Dhaka

Ureya fillon zyrtarisht detyrën si ambasadori i parë i Kosovës në Dhaka

Ambasadori i parë i Republikës së Kosovë në Dhaka të Bangladeshit, Güner Ureya ka paraqitur letrën kredenciale Presidentit të Bangladeshit, Abdul Hamid Khan.

UREYA ka filluar zyrtarisht mandatin e tij si Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Dhaka, ceremonia e dhënies së kredencialeve u mbajt në Bangabhaban, rezidenca zyrtare dhe vendi kryesor i punës së Presidentit të Bangladeshit në Dhaka.

“Një nder, kënaqësi dhe privilegj i madh për mua që të shërbej si Ambasadori i parë i vendit tim në Republikën Popullore të Bangladeshit. Unë zotohem që së bashku me kolegët e mi do të bëjmë çmos për të forcuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellët midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Popullore të Bangladeshit. Kam besim të fortë se marrëdhëniet Kosovë-Bangladesh do të evoluojnë në një partneritet bashkëpunues dhe dinamik”, ishte mesazhi kryesor i ambasadorit Güner Ureya.

Pamjet nga ceremonia zyrtare:

Ndryshe, Banglladeshi është një vend anëtar i OKB-së dhe organizatave rajonale me rëndësi politike, ekonomike dhe sociale, me rritje ekonomike konstante, si dhe me pozitë tejet të rëndësishme gjeografike dhe politike.

I gjendur midis Indisë, Majnmarit, Nepalit dhe Butanit, me Kinën në prapavijë, flet për rëndësinë që Republika e Kosovës i ka kushtuar pozitës gjeografike të këtij shteti mik dhe interesimit të rritjes së nivelit të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, por edhe në sferat tjera të interesit të përbashkët.


MË SHUME NGA Aktuale