Rashiti: Numri i ministrive duhet të ulet, por s`ka logjikë të jenë 12

Rashiti: Numri i ministrive duhet të ulet, por s`ka logjikë të jenë 12

Analisti politik Naim Rashiti, konsideron se numri i ministrive duhet të zvogëlohet, por nuk ka logjikë të mbesin dymbëdhjetë. 

Ai në një status në Facebook ka shkruar se organogrami dhe themelet e organizimit të qeverisë janë çështje që tejkalojnë dhe shkojnë përtej një mandati qeverisës. 

“Numri i ministrive duhet të zvogëlohet por nuk ka logjikë të bëhen 12. Intergimet evropiane nuk duhet të shkrihet, etj. Mund të bëhen 15-16 ministri sektoriale. Organogrami dhe themelet e organizimit të qeverisë janë qështje që tejkalojnë dhe shkojnë përtej një mandati qeverisës”, ka shkruar Rashiti.