Infeksioni më i shpeshtë i gojës së fëmijëve
Lifestyle

Infeksioni më i shpeshtë i gojës së fëmijëve

Infeksioni më i shpeshtë që paraqitet në gojën e fëmijëve, sipas stomatologëve është herpesi stomatitis, i cili shkaktohet nga virusi herpes simpleks.

Rëndom paraqitet në rastet kur bie imuniteti ose kur përjetohet ndonjë stres. Mund të paraqitet edhe në formë të epidemisë, për shembull në çerdhet e fëmijëve.

Fjala është për një sëmundje mjaft neveritëse, sepse e tërë goja shndërrohet në një plagë të madhe. Fëmija i sëmurë nga kjo sëmundje afro dy javë nuk pranon të pijë madje as ujin, nuk merr ushqim, sepse çdo gjë që fut në gojë i shkakton dhembje.

Nëse prindërit kanë edhe fëmijë të tjerë, atëherë nevojitet që fëmija i sëmurë të shfrytëzojë pajisjet e veta të posaçme për ushqim si dhe të ketë gotën e vete për marrjen e lëngjeve, meqë kjo sëmundje është përcjellëse.

Stomatologët theksojnë se kjo sëmundje nuk është e rrezikshme, por është shumë neveritëse edhe për fëmijën edhe për prindërit.

Shërohet me anë të zbërthimeve të buta dhe me mjaft lëngje.
Në kohën e tashme ka shumë viruse që aktivizohen kohë pas kohe.

Kur është fjala për stomatitisin herpes të dhënat flasin se është më i rrallë në krahasim me periodën para dhjetë vjetëve.


MË SHUME NGA Lifestyle