Çifti bashkëshortor që u gjet i vdekur në Prizren, kishte ardhur nga Suedia
Sharr Travel

Çifti bashkëshortor që u gjet i vdekur në Prizren, kishte ardhur nga Suedia

D.H rreth 60-vjeçar dhe S.H 55-vjeçare, burrë e grua, mëngjesin e së mërkurës janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren.

Nga hetimet e para të rastit, çifti dyshohet të jetë vrarë, pasi që ekipet e sigurisë kanë konfiskuar një armë zjarri brenda shtëpisë.

Të dy këta, kanë jetuar në Suedi, e që nga 20 janari kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Zyrtarët policorë kanë thënë se ende nuk ka ndonjë të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren kanë dhënë detaje që tregojnë dyshimet e para të vdekjes së dy viktimave, ku në trupat e tyre janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, por nuk konfirmohet mënyra se si është kryer vrasja.