Custin: Zëvendësimi i tarifave me barriera reciprociteti, kundërproduktive
Sharr Travel

Custin: Zëvendësimi i tarifave me barriera reciprociteti, kundërproduktive

Dick Custin, zëdhënës i ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, ka thënë për RTK, se ambasadori u ka bërë të qartë liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë përfitimet e dëshiruara nga ndihma në ekonomi, nëse tarifat janë në fuqi.

Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosove-Serbi, mësohet se sot ka pasur një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilëve ua ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa.

“Megjithëkëtë, SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, ka thënë ky burim për RTK.

Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në Twitter, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Dick Custin, zëdhënës i ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, ka thënë për RTK se, ambasadori Grenell u ka bërë të qartë liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë përfitimet e dëshiruara nga ndihma në ekonomi, nëse tarifat janë në fuqi.

“Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë komunitetit të sektorit privat një mesazh të keq, se Kosova nuk është një vend në të cilën mund të zhvillohet një biznes”, ka thënë Custin.

Sipas tij, ambasadori Grenell, ka dëgjuar nga shumë pronarë biznesesh brenda Kosovës, përfshirë edhe disa kompani amerikane, të kenë thënë se tarifat po i dëmtojnë ato.

Qeveria e re e Kosovës, ka paralajmëruar zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit kundër Serbisë, por ende nuk është sqaruar si do të zbatohet ky vendim.

Zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin, ka përsëritur se zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur 'reciprocitet' gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.


MË SHUME NGA Aktuale