​Berisha i kërkon Kurtit të ndihmojë komunitetit egjiptian

​Berisha i kërkon Kurtit të ndihmojë komunitetit egjiptian

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka kërkuar nga kryeministri Albim Kurti që të marrë masa të menjëhershme për të ndihmuar këtë komunitet.

Sipas tij familjet nga ky komunitet të karantuara janë në gjendje të rëndë dhe se ju mungojnë gjërat elementare.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Kurti

Më lejoni që përmes kësaj shkrese të ju drejtohem edhe njëherë dhe shpresoj që kjo ftesë e imja dhe e komuniteteve Egjiptian dhe Ashkali të përfundon me mbështetjen tuaj ndaj komunitetit tim i cili jo vetëm se ballafaqohet me mbrojtje nga virusi CoVID-19, por ballafaqohet edhe me ekzistencën socio-ekonomike dhe atë higjienike .

Me datën 14 mars, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ju bëra thirrje me kërkesë që te i dilni në ndihmë komunitetit Egjiptian por për fat të keq kjo deri sot nuk ka ndodhur përveç n dihma nga disa individ dhe shoqata të cilat nuk ja dalin dot të i mbulojnë të gjitha familjet me nevojë për shkak të numrit të larte të atyre që kanë nevojë .

Unë si përfaqësues politikë i këtij komuniteti kam pranuar shumë mesazhe shqetësuese dhe ata janë në një situatë e cila jo vetëm që nuk kanë kushte për higjienë por as nuk kanë ushqim dhe si rezultat i kësaj situate 99% të komunitetit Egjiptian janë të pa punësuar e pa të ardhura dhe kjo ka shkaktuar panik sepse ata nuk mund të mbijetojnë në këtë izolim shtëpiak.

Ju ftoj që të ndermirin hapa të menjëhershme për ta ndihmuar komunitetin Egjiptian sepse ju keni përgjegjësi si Kryeministër i Kosovës që të gjithë shtetasit e Kosovës të trajtohen dhe mbrohen sipas nevojave të tyre dhe ku të gjithë pa dallim meritojnë të jetojnë të barabartë në ketë situatë të izolimit në Kosovë .


MË SHUME NGA Aktuale