Dua Lipa e ka publikuar klipin e ri.

Në mënyrë që t’ua largojë fansave sadopak mendjen nga pandemia, Dua Lipa e ka publikuar videoklipin e saj më të ri.

‘Break my heart’, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe në anën vizuele.

Kjo këngë vjen në kuadër të albumit të saj më të ri.

Dua ka treguar se gjatë xhirimeve të këtij videoklipi ka hasur në vështirësi pasi ka qenë me grip dhe ka xhiruar në temperatura minus.

Pavarësisht kësaj gjithçka duket se ka dalë në mënyrën më të mirë të mundshme.