Ramadani: Ne do ta fitojmë betejën ndaj coronavirusit

Ramadani: Ne do ta fitojmë betejën ndaj coronavirusit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se nga fillimi i përhapjes së coronavirusit në Kosovë, gjendja është menaxhuar mirë nga institucionet e Kosovës.

"Kanë kaluar mbi dy muaj që ne po pëcjellim gjendjen epidemiologjike. Deri më sot situata paraqitet nën kontroll, deri më sot kemi 145 raste pozitive nga 1964 raste të testuara. Kemi shkuar një hap përpara dhe kemi hyrë në një etapë të re, ne po bëjmë përpjekje qëtë të ndamum numrin e rasteve pozitive", tha Ramadani sonte  në një intervistë për RTK.

Sipas tij tani kemi hyrë në etapën tepër të rrezikshme tri javëshe. "Ne masat i kemi marrë me kohë dhe ato po zbatohen, po ashtu edhe disa masa mund edhe të shtohen", tha ai.

Për testet të cilat janë sjellë në Kosovë, Ramadani bëri me dije se ato janë të mjaftueshme.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, vlerësoi se masat janë marrë janë po respektohen nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jasht pa ndonjë arësye.

" Ne do ta fitojmë betejën ndaj coronavirusit" , tha ai.

Autor: RTKlive