Ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, reperja dhe modelja e re amerikane Chynna Rogers.

Një përfaqësues nga Departamenti i Shëndetit Publik të Philadelphias konfirmoi për Fox News se 25-vjeçarja vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës.

Muzikantja dhe modelja, emri i skenës i së cilës ishte Chynna, vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Philadelphia, dhe këtë e konfirmoi menaxheri i saj John Miller në një deklaratë për Fox News.

“Chynna ishte shumë e dashur dhe kjo është një humbje shumë e madhe”, tha familja e reperes në një deklaratë.

Në një intervistë për revistën Pitchfork, botuar në fillim të janarit 2018, muzikantja foli hapur për varësinë e saj nga droga.

“Zakonisht nuk shprehem ose nuk hapem për gjërat derisa të jenë në vështirësi dhe nuk po merrem më me të. Kjo nuk është arsyeja pse unë nuk u thashë njerëzve se isha narkomane, derisa dola nga rehabilitimi”, kishte thënë Rogers në atë kohë.

 

Artistja e hip-hopit filloi karrierën e saj si modele pasi nënshkroi kontratë me Ford Models në moshën 14 vjeçe.

Ajo ishte pjesë e të njëjtit label me reperin e famshëm ASAP Rocky.