​Obiliq, 100 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë

​Obiliq, 100 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë

Komuna e Obiliqit sot ka pranuar 100 pako ushqimore dhe higjienike donacion të dedikuara për familjet në nevojë.

Gjatë kësaj jave, përmes ekipeve të shtabit emergjent është bërë shpërndarja e 50 pako ushqimore, 40 pako higjienike dhe 500 kg miell në formë donacionesh.

Kryetari Xhafer Gashi ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë donatorët dhe diasporën për ndihmën e ofruar në këtë kohë ku vendi po përballet me pandeminë koronavirus.


MË SHUME NGA Nacionale