​Zemaj: Për masat e reja në veri jemi të informuar
Sharr Travel

​Zemaj: Për masat e reja në veri jemi të informuar

Selia e krizave të katër komunave në Veri të Kosovës mori një vendim sonte për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po thotë se janë të njoftuar për këtë veprim dhe se janë në koordinim me zëvendëskryeministrin Goran Rakiq.

“Është kërkesë e tyre të cilën ne do ta mbështesim plotësisht. Në bashkëpunim më zëvendëskryeministrin Rakiq do të jemi në kontakt, Janë të njoftuar të gjitha institucionet relevante edhe kryeministri”, ka thënë Zemaj në emisionin Rubikon.