Llapi zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin nga Mali i Zi

Llapi zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin nga Mali i Zi

Klubi i Llapit ka arritur t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardašević. Sulmuesi nga Podgorica ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion rinovimin edhe për një edicion tjetër.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur, teksa numëron rreth 110 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi. Karrierën e tij si futbollist Gardašević e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizonte 16 gola.

Vlen të përmendet se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe pjesëtar  Malit të Zi për grupmoshën U-19.  Sava Gardašević menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina, i cili shpreson se ai do të ketë formulën e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës.