​​​​​​​Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv të KEK sh.a. Luigj Imeri kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH sh.a. Benet Beci me bashkëpunëtor.

Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik e me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Më tej, të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas.

Për më tepër, Zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë.