Konjufca: Nuk ka qenë e mençur vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Sharr Travel

Konjufca: Nuk ka qenë e mençur vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca ka folur për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Konjufca tha se nuk ka qenë veprim i mençur vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Konsideroj që nuk ka qenë politikë e mençur e ministrisë tonë të Jashtme dhe ish kryeministrit të paligjshëm”, tha ai në “Debat Përnime”.

Ai tha se ambasada do të qëndrojë aty deri sa nuk kushtëzohet Kosova nga Bashkimi Evropian.

“Ajo do të mbetet aty ku është deri nëse ne kushtëzohemi që të mos jetë aty. Nëse hyrja jonë në Bashkimin Evropian kushtëzohet për ndryshimin e lokacionit, atëherë kjo do të duhet të rishqyrtohet”, tha ai.

Ndryshe para disa ditëve është zyrtarizuar njohja e Kosovës nga Izraeli, njohje kjo që u arrit në Marrëveshjen e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë.