Në tubimin përmbyllës të PDK edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

Në tubimin përmbyllës të PDK edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës në Prishitnë, ku u panë të pranishëm edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Kandidati për kryeminstër nga PDK, Enver Hoxhaj, në këtë tubim ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës të dielën do të shkruajë një faqe të re të historisë, me fitoren e saj.

Në këtë tubim, ku morën pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së, të pranishëm ishin edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Aty, u panë, bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij, Klestori. Bashkë me ta, ishin edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnie Thaçi dhe djali i tij Endrit Thaçi.