Në Rahovec do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë
Kulturë

Në Rahovec do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë, në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqir i rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botërorë e, që, njëkohësisht, bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Vlen të potencohet se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti Rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi, por edhe në botë.

Sivjet poetët janë përzgjedhur me rigorizitet më te madh, ku është marrë kriteri gjeografik.

Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj.

Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditëm shumëshekllore me konakun ku “shtëpia është e Zotit dhe e Mysafirit”, andaj do te jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Vatër kjo e cila ka traditën rreth 2000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual.

Për festivalin kanë shkruar Izraeli sot dhe ka mbulesë mediale nga Cairo dhe Hong Kong ne revistën The Asian.

Edhe sivjet Festivali për diasporen do të ofrohet nëpërmjet TVAlb.Se, në Suedi.

Ju mirëpresim!


MË SHUME NGA Kulturë