Afganistani ështe shtet në jug të Azisë që kufizohet me Pakistanin, Iranin, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin dhe banohet nga etnitë e shumta që dallojnë në gjuhë, kulturë e zakone.

Shkruan: Rilind Gërvalla

Si shtet me koncept dhe praktika islame, afganët e konsiderojnë veten si popull me ndjenjë të fortë nderi, mikpritjeje dhe besnikërie.

Afganistani ka rreth 30 milionë banorë e mosha mesatare e popullsisë, mbi 60%, janë të moshës 25 vjeçare. Vlen të theksohet se Afganistani është shtet i mbi 14 fiseve krahinore dhe disa grupeve pakicash.

Komuniteti shumicë vjen nga fisi Pashtun, më pas janë Baloket, Nuristanët, Taxhikët, Uzbekët, Turkmenët, Hazarasit, etj, dhe mbi 70% e popullsisë jetojnë ne zona rurale dhe malore.

Përmbledhshim, si u bë që Talibanet të fusin nën kontroll tërë Afganistanin dhe kush janë ata?! 20 vite pas sulmeve terroriste në Amerikë (Kullat Binjake, Pentagoni), Talibanët e marrin pushtetin në Afganistan, menjehere pas tërheqjes së trupave amerikane te cilat cak kishin eliminimin e celulave të Organizatës terroriste Alkaida, më vone edhe të ashtuquajturit Shteti Islamik(ISIS), dy organizata këto terroriste të shpallura nga SHBA-te dhe bota perëndimore e me te cilat bashkepunonin Talibanët.

Talibanët u themeluan nga Mulla Muhamed Omari, nje anetar i fisit Pashtun në Afganistanin jugor, i cili u bë komandant i muxhahedinëve në luftën kundër sovjetikëve gjatë fundviteve të 80ta, më saktesisht në vitin 1989. Sikurse e thamë me larte, duke qenë se Afganistani ka popullatë fisnore të ndarë në krahina. Pashtunët përbejnë mbi 40 përqind të banorëve të Afganistanit, ndikimi I tyre ështe shumë I madh. Një pjese e këtij komuniteti etnik jeton edhe në Pakistan e Iran.

Në vitin 1994, Mullah Omari e formoi fillimisht grupin e tij prej 50 personave në Kandahar, e të cilet luftonin krimin e pasluftës sovjetiko-afgane 9 vjeçare. Talibanët, qe në përkthim do te thotë "studentët", pra ndjekësit e mesimeve nga Mullah Omari, brenda dy viteve(1994-96) arritën ta kontrollojnë Kandaharin dhe kryeqytetin Kabul.

Talibanët vendosën me shpejtësi rregulla të rrepta, sipas tyre me bazë islame, duke ndaluar televizionin dhe muzikën, duke I ndaluar vajzat dhe grate të shkonin në shkollë dhe duke i detyruar gratë të mbanin mbulesa nga koka e deri te këmbët (burkat). Po keta Talibanë e siguruan Bin Ladenin qe te fshihej dhe trajnonte pjestarët e organizatës terroriste Alkaida te cilet planifikuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Kur talibanët refuzuan te dorëzojne kryeterroristin Osama Bin Laden tek forcat e ShBA-së, që kishin lokalizuar vendndodhjen, forcat amerikane ndërhynë dhe pushtuan Afganistanin dhe shumë shpejt rrëzuan qeverinë e Mullah Omarit.

Mullah Omar dhe udhëheqës të tjerë talibanë ikën në Pakistanin fqinj, dhe qe nga ajo kohë nuk ndaluan mobilizimin per kryengritje me qëlllim rikthimin e pushtetit në Afganistan. Administrata amerikane që fillimisht filluan duke e instaluar nje administrate të përkohshme afgane, ndihmuan gjithashtu që të zhvillohen zgjedhjet demokratike në vitin 2004, ku si president u zgjodh Hamid Karzai që qendroi në pushtet nga 22 dhjetori 2001(qeveria e përkohshme) e deri në shtator të 2014tes ku u mposht nga Ashtraf Ghani.

Qe te dy presidentet vijnë nga fisi Pashtun. Në shkurt të vitit 2020, SHBA dhe Talibanët nënshkruan një marrëveshje historike që përcaktoi një afat 14-mujor ku Amerika u zotua qe do të tërhiqte të gjitha forcat e saj nga Afganistani. Në ndërkohë zhvilloheshin edhe bisedimet midis talibanëve dhe qeverisë afgane, që kishin për qëllim përfundimin e konfliktit mes fiseve dhe pushtetit qe kishte dalur nga zgjedhjet demokratike.

Perserisim, Talibanët synonin rivendosjen e versionin e tyre te pushtetit me bazë Islamike në të gjithë Afganistanin. Së fundmi, udhëheqësit talibanë thonë se duan të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse që nuk do të jetë kërcënim për Perëndimin. Por, Talibanët nëpër prononcimet e tyre kanë thanë gjithashtu se afganët nuk kanë pse të frikësohen nga sundimi i tyre dhe se do amnistohen t gjithe ata që kanë punuar për qeverinë pushtetin Karzai dhe Ghani.

E në terren, gjendja po shfaqet ndryshe. Afganët që ikën nga zonat e kontrolluara nga talibanët, ose jetuan nën kontrollin e tyre thonë se janë dëshmitarë të dhunes talibane ndaj civilëve, grave dhe ekzekutimeve të ushtarëve.

Lideri taliban Mullah Omari vdiq në vitin 2013, por talibanët nuk e njoftuan vdekjen e tij deri në 2015. Në vitin 2016, një sulm me dronin amerikan në Pakistan vrau pasardhësin e Mullah Omar, Mullah Akhtar Mohmmad Mansour.

Që atëherë, grupi është udhëhequr nga Mawlawi Haibatullah Akhundzada, një Pashtun nga Kandahari, i cili dikur drejtonte gjykatat islamike të Talibanëve. Talibanët kanë një këshill udhëheqësie në Pakistan te njohur si Kueta Shura, I perbere nga Veteranet luftëtarë te cilët planifikojnë dhe ekzekutojnë vendimet.

Fytyra publike e Këshillit është kreu i krahut politik, Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili udhëhoqi bisedimet me SHBA-te për t'i dhënë fund përfshirjes së Amerikës në luftën 20-vjeçare. Talibanët mbështetjen financiare e gjejne në tregtinë ilegale të drogës në Afganistan. Grupi vendos taksa për kultivuesit e lulekuqes(hashashit) dhe prodhuesve te heroinës që punojnë në shumë zona të Afganistanit. Talibanët gjithashtu vendosin taksa për bizneset, përfitojnë nga tregtia e karburanteve në zonat kufitare, e nën ndikimin e tyre operojnë shume miniera ilegale në vend. Grupi merr fonde të jashtme nga mbështetësit në Pakistan dhe shteteve te Gjirit Persik. Studiuesit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut vlerësojnë se talibanët mbledhin fonde deri në 1. 6 miliardë dollarë në vit. Shtetet e Bashkuara shpenzuan biliona dollarë duke u përpjekur për të stabilizuar Afganistanin dhe për ta parandaluar atë të bëhet një vend i sigurtë për grupet terroriste si Al Kaeda ose i ashtuquajturi Shteti Islamik, te cilat planifikonin sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Rrëzimi i shpejtë i qeverisë afgane te Ashtraf Ghanit qe mbështetej nga SHBA mund te jete goditje politike ndaj ndikimit dhe interesave perëndimore në rajon, ku Pakistani, Kina, India dhe Rusia tashme kane interesat strategjike. Perderisa talibanët janë zotuar të parandalojnë grupet ekstremiste që të gjejnë strehë në Afganistan, zyrtarët perëndimorë shqetësohen se grupi nuk do të përmbushë premtimet dhe thonë se qindra anëtarë të Al Kaedës tashmë jetojnë në zonat që kontrollohen nga talibanët.

Forcat talibane përfituan nga tërheqja e ushtrisë amerikane dhe futen nen kontroll pothuajse tërë Afganistanin. Një marrëveshje midis administratës Trump dhe talibanëve në shkurt te vitit 2020, e cila përfshinte tërheqjen e trupave amerikane pa pëlqimin e qeverisë afgane, i trimëroi talibanët.

Gjithashtu, vendimi i Presidentit Biden këtë vit për të tërhequr të gjitha trupat pa kushte deri në shtator, i inkurajoi edhe më tej talibanët që të shtyjnë para ofensivën e tyre kundrejt forcave të sigurisë qeveritare.

Per nëntë ditë pas ikjes se presidentit te dyte afgan Ashtraf Ghani talibanët pushtuan të gjithë vendit. Talibanët thanë se u kishin dhënë urdhër luftëtarëve të tyre që të mos hynin nëper shtëpi pa lejen e pronarëve dhe se forma e qeverisjes së re do të shpallet se shpejti. Zedhenesi i talibaneve Mohammad Naeem ne prononcimet mediatike thote se grupi dëshiron marrëdhënie paqësore me vendet e tjera.

Mijëra Afganë, megjithatë, rrethuan aeroportin në Kabul, duke u përpjekur dëshpërimisht për të ikur nga vendi duke perdorur avionët ushtarak ose fluturimet komerciale. Disa dite pas, dy sulme terroriste ndodhen ne gusht duke lene mbi 70 persona te vdekur, ne mesin e tyre edhe 13 ushtarë amerikanë. Kthimi i talibanëve ne pushtet po konsiderohet si kërcënim që ka përmbysur jetën e përditshme afgane. Gratë dhe vajzat që kanë pasur qasje në arsim dhe të drejtën për të punuar për 20 vite,e sidomos ato ne media e muzikë tani po përballen me dhunë dhe vrasje.

Gazetarët raportojnë nga terreni se talibanët kontrollojnë me listë çdo zone ku kanë pushtetin dhe se afganet që po ikin nga dhuna e që kryesisht jane punëtorë të administrates afgane dhe organizatave amerikane, thonë se komandantët talibanë kërkuan që fshatarët të dorëzonin gratë e pamartuara për luftëtarët e tyre. Në anën tjeter, Talibanët po përpiqen që të legjitimojne pushtetin e tyre perballë opinionit botëror dhe vendor. Lajm ishte edhe vendosja e flamujve të bardhe për ti perkujtuar viktimat e 11 shtatorit ne Amerike si dhe takimi i parë zyrtar me ministrin e jashtem të Katarit, vend ky me shumë ndikim në Afganistan. Pra, edhe sot jane dy rrefime që vijne nga atje, njëri për Talibanët "e moderuar" dhe i dyti për rikthimin e regjimit të vjeter që shihet si kërcenim per rikthimin e mundshëm të celulave terroriste që kane gjetur strehë ne Afganistan.