Ekipe mobile për të votuar të infektuarit me COVID-19 dhe të vetizoluarit
Sharr Travel

Ekipe mobile për të votuar të infektuarit me COVID-19 dhe të vetizoluarit

Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile.

Kështu është bërë e ditur nga KQZ-ja, ku thuhet se do të kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listën e IKSHPK, deri me datën 15 tetor si persona të infektuar me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë regjistrim paraprak.

Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar;

Anëtarët e ekipit lëvizës do të jenë të pajisur me maskë, mantel, dorëza dhe mjete për dezinfektim;

Nëse ju si votues nuk keni pajisje mbrojtëse në shtëpi, ekipi lëvizës do t’iu sigurojë maskë dhe dorëza për mbrojtje gjatë votimit;

Me qëllim të identifikimit, votuesi e tregon një dokument të vlefshëm identifikimi para ekipit lëvizës dhe largon maskën në kohë të shkurtër derisa të identifikohet;

Nënshkruheni në listën votuese;

Para se të merrni fletëvotimet, ju duhet t’i dezinfektoni duart.

Së bashku me fletëvotimet, ekipi lëvizës do t’iu jap një zarf të veçantë për të vendosur fletëvotimet, në mënyrë që të ruani fshehtësinë e votës;

Ju duhet të keni hapësirë për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të pavarur;

Pasi të keni votuar, fletëvotimet i vendosni në zarf të veçantë, të cilin e mbyllni dhe e vendosni në kutinë e votimit;

Pas votimit, ju duhet që sërish t’i dezinfektoni duart

Me qëllim të mbrojtjes së identitetit të votuesve të infektuar me COVID – 19 dhe votuesve të izoluar, nuk do të lejohet fotografimi dhe filmimi i procesit të votimit;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.


MË SHUME NGA Aktuale