VIDEO: Kurti: Do të shtohet numri i asistentëve për mbështetjen e fëmijëve
Lajme

VIDEO: Kurti: Do të shtohet numri i asistentëve për mbështetjen e fëmijëve

(E plotësuar) Zyra për Qeverisjes të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatën “Autizmi”, organizoi sot një konferencë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, në të cilën mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Njerëzit tanë, për të cilët po flasim këtu, përbëjnë një grup, trajtimi i të cilit është tregues themelor i cilësisë dhe shkallës së demokracisë”, u shpreh kryeministri Kurti, njofton Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit.

Duke shtuar se fëmijët autistë nuk kanë deficit në dëshirën e tyre për marrëdhënie shoqërore, por kanë nevojë për shoqërim më të matur, më të hollë, më të rregullt, ai tha se “nëse shoqëria nuk zotëron mjetet për ta përmbushur këtë pritje, atëherë pa dyshim që deficiti qëndron te shoqëria dhe institucionet e saj”.

"Kryeministri Kurti tha se duhet të kemi vëmendje të shtuar te shkollat e klasat tona, na duhet gjithëpërfshirje me pjesëmarrje aktive të nxënësve e të mësimdhënësve, të prindërve e të punonjësve. Për këtë qëllim ai përmendi se gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetje profesionale të fëmijëve dhe se do të shtohen edhe nga 100 tjerë çdo vit, deri në fund të mandatit. Ndërkaq, Qeveria është zotuar për përkrahje të organizatave të specializuar për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente, për çka janë alokuar 200,000 euro. Me këtë rast, kryeministri tha se është shumë e rëndësishme përfshirja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, e veçanërisht nëse ata janë autikë", thuhet tutje në kët njoftim.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se si Qeveri jemi të përkushtuar për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, për të gjithë qytetarët e Republikës, pa dallim gjinie e moshe, pa dallim përkatësie e aftësie.

Ministrja Nagavci tha se Dita Ndërkombëtare e Autizmit “synon të ofrojë mundësi për të rritur më tej ndërgjegjësimin për fëmijët me autizëm dhe çështjet që lidhen me edukimin dhe arsimimin e tyre, si shtylla kryesore për pjesëmarrjen e tyre në shoqëri dhe të modelojmë të ardhmen e zhvillimit për të  gjithë”.

Kurse, ministri Latifi, duke shprehur zotimin për mbështetjen për këtë kategori të shoqërisë, tha se, “sot në Ditën Botërore të Autizmit, rikonfirmojmë zotimin tonë, që kjo kategori ka të drejtë të gëzojë standardet më të larta të mundshme shëndetësore dhe edukative pa diskriminim, duke iu siguruar e garantuar shërbime, përfshirë identifikimin e hershëm”.

"Qëllimi i konferencës së sotme ishte që të diskutohen nevojat, prioritetet dhe të drejtat e personave me autizëm, mbledhja e të dhënave, zhvillimi i statistikave, vendosja e prioriteteve në planin e punës, si dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të institucioneve me shoqërinë civile. Në këtë konferencë të pranishëm ishin, Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, aktivistja për të drejtat e personave me autizëm, Shpresa Xhakli, Drejtori i shoqatës “Autizmi”, Cenë Krasniqi, Drejtorja e organizatës ANAK, Jeta Deva, Drejtorja e organizatës “Autizmi Flet”, Violeta Hyseni, Kryetari i Forumit të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu si dhe prindër, punonjës profesionalë e shëndetësorë", thuhet tutje në këtë njoftim.

VIDEO: Kurti: Do të shtohet numri i asistentëve për mbështetjen e fëmijëve

Çdo vit nga 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve do të shtohen deri në përfundim të mandatit, ka premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Kurti ka thënë se aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, që përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës, është 2682

“Është e vlefshme që takime të tilla të bëhen sa më të shpeshta për ta rritur bashkëpunimin tonë me njëri-tjetrin sepse nuk kemi të bëjmë në këtë rast vetëm me shëndetin por edhe me të drejtën PRa kemi të bëjmë me çështje të së drejtës, e cila është e garantuar me Kushtetutë e me ligjet tona por jemi të gatshëm se mbrojtja me Kushtetutë e me Ligj duhet t’i zgjerojë kapacitetet tona të zgjerimit. Njerëzit tanë për të cilët po flasim këtu, trajtimi ndaj tyre është treguesi themelor i cilësisë dhe shkallës së demokracisë”, tha Kurti.

“Për prindërit është sfidë përfshirja e nxënësve me autizëm në sistemin shkollor, megjithëse këtë e parasheh ligji kjo sepse është i nevojshëm asistimi në orarin e rregullt mësimor, prandaj gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve, dhe do të shtohen çdo vit nga 100 asistentë deri në fund të mandatit. Aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, që përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës, është 2682”, tha Kurti./RTKlive

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


APR
Romay Lift