​Hapet aplikimi për mbështetje të studentëve
Rtklive
Foto arkiv: RTKLive
Lajme

​Hapet aplikimi për mbështetje të studentëve

Valbona Thaçi/RTKLive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë.

Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj deri më 3 qershor 2022.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më poshtë gjeni vegëzat për aplikim:

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës:

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=%2FServices%2FSubService%3Fservice%3D358

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës:

https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

 


MË SHUME NGA Lajme